Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se aktgjykimi ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – do të shpallet më , në orën . Sipas gjykatës, caktimi i kësaj date vjen për shkak të vëllimit të madh të provave dhe kompleksitetit të procesit, që kërkon një vlerësim të plotë dhe të arsyetuar të çështjes.
Lidhur me shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit, juristi Blerim Bujrani thotë se vendimi lidhet me vëllimin e madh të provave dhe nevojën për një vlerësim të kujdesshëm të çështjes. Ai shton se zvarritja e procedurave dhe paraburgimi i gjatë dëmtojnë besueshmërinë e gjyqësisë, duke shprehur pritjen që aktgjykimi të jetë lirues.
“Gjykata mund të bëjë këtë shtyrje bazuar në vëllimin e materialeve, dëshmive, provave që janë prezantuar. Intenca është të ngadalësohet procesi i nxjerrjes së aktgjykimit për shkaqe të një sigurie më të madhe në vendimmarrje.
E dyta, gjykata ka për obligim që në një kohë meritore, pa shmangie, të vendosë me një aktgjykim, pra koha e arsyeshme procedurale si parim i drejtësisë ndërkombëtare apo bazuar në konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pra, nuk duhet të shkelen të drejtat elementare të njeriut. Kjo gjykatë edhe ashtu nuk ka pasur ndonjë besim në të, sidomos po flas për profesionistët kosovarë.
Kjo gjykatë ka vepruar më shumë si ndërkombëtare se sa vendore. Paraburgimi i gjatë e rrënon kredibilitetin e gjyqësisë në përgjithësi. Mendoj se është dashur me kohë të shpallet aktgjykimi që procedurat tjera të ecin si duhet, por me rëndësi tash duket që të ketë një aktgjykim lirues, andaj edhe mbrojtja apo avokatët e palëve po rrinë të heshtur.
Dëshirojnë ta shohin një vendim normal lirues, pa probleme dhe ankesa në stadet tjera procedurale”, deklaroi ai për gazetën “Bota sot”.
