Samiti i G7: Macron e cilëson `pikë kthese` për Ukrainën

0%

Në fund të samitit treditor të G7 në Évian, presidenti francez Emmanuel Macron e ka cilësuar takimin si një “pikë kthese” në qëndrimin e aleatëve ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas Macron, presidenti amerikan Donald Trump është bindur të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët, e cila parasheh rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin dhe shtimin e presionit ekonomik ndaj Rusisë. “Ky është një ndryshim i vërtetë krahasuar me muajt e fundit, jo vetëm nga ana e evropianëve, por edhe e vendeve të G7 dhe të gjithë atyre që mbështesin Ukrainën,” u shpreh Macron në konferencën përmbyllëse.

Ai shtoi se samiti i Évianit përfaqëson një ndryshim të thellë në qasje dhe një gatishmëri të Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me Evropën në mbështetje të Ukrainës. EuroNews

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot