Anglia fiton 2:1 ndaj Kongos dhe kualifikohet tutje në Botëror

0%

Harry Kane e ka udhëhequr Anglinë drejt kualifikimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi shënoi dy golat e fitores 2:1 ndaj Kongos, të mërkurën mbrëma në Atlanta. Kapiteni i “Tre Luanëve” realizoi të dy golat në pjesën e dytë të ndeshjes së 1/16 së finales. Anglia u befasua që në minutën e shtatë, kur Brian Cipenga kaloi Kongon në epërsi 1:0.

Skuadra angleze dominoi pjesën e parë dhe rriti presionin në pjesën e dytë, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 75-të. Kane shënoi me kokë nga afërsia pas një asistimi të Anthony Gordonit, i cili ishte vendimtar edhe në golin e dytë, kur kapiteni anglez realizoi me një gjuajtje të fuqishme për 2:1.

Sulmuesi i Bayern Munichut tashmë ka 13 gola në Kupën e Botës, pesë prej të cilëve në Botërorin 2026 që po zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Në raundin e 1/8 së finales, Anglia do të përballet me Meksikën më 5 korrik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com