Shpërndaje në: Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka thënë se zgjidhja ideale për formimin e institucioneve të vendit, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit, çka vendin e çoi në zgjedhjet e 7-qershorit do të ishte që partia më e madhe, Lëvizja Vetëvendosje ta bënte qeverinë me ndonjë nga partitë opozitare.
Sadiku në emisionin “Interaktiv” në KTV është shprehur se meqenëse Lëvizja Vetëvendosje si partia me barrën më të madhe do të duhej të lëshonte pe dhe t’i jepte ndonjë opsion plus ndonjërës prej partive opozitare.
Nga Lëvizja Vetëvendosje sot është thënë se kjo parti i ka numrat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë dhe se brenda afateve kushtetuese do të angazhohen për arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit/es. “Të gjitha subjektet politika kanë përgjegjësi, në bazë të përqindjes së fituar në zgjedhje, kush më shumë e kush më pak.
Sa më shpejt që krijohen do të ishte më e dosmosdoshme. Dihet që një barrë më të madhe e ka Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve. Nga Lëvizja Vetëvendosje kërkohet maturi, të lëshoje pe si partia më e madhe fituese nga zgjedhjet dhe t’i jap një opsion plus ndonjërës prej partive opozitare”, ka thënë Sadiku.
Sipas analistit Sadiku, nëse nuk do të ketë qeveri që bëhet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ndonjë nga partitë opozitë, atëherë vendi do t’i ketë më afër zgjedhjet e tjera parlamentare. Sadiku ka deklaruar se nga zgjedhjet e shpeshta, më së shumti po humbi qytetarët e Kosovës.
“Do të ishte mirë për Kosovën të kemi një qeveri që bëhet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga ndonjë parti politike opozitare dhe shto minoritetet joshumicë, do të ishte zgjidhje edhe për presidentin edhe për pjesën tjetër të institucioneve.
Nëse kjo nuk ndodhë kujtoj që vendi do t’i ketë më afër zgjedhjet e ardhshme parlamentare por që do të ishin një papjekuri politike sepse më së shumti do të humbnin qytetarët e Kosovës”, ka thënë Sadiku.
