Rusia kritikon vendimet e samitit të NATO-s, paralajmëron pasoja për

0%

Rusia ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të miratuara në samitin e fundit të NATO-s, duke i cilësuar ato si hapa që, sipas saj, rrisin tensionet dhe mund të kenë pasoja serioze për sigurinë ndërkombëtare.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova , deklaroi se Aleanca po intensifikon militarizimin e Evropës, ndërsa akuzoi NATO-n se po zgjeron mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe po përgatitet për një përballje me Rusinë.

Në samit, vendet anëtare të NATO-s u zotuan të ofrojnë 70 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit 2026 , rikonfirmuan angazhimin për mbrojtjen kolektive në kuadër të Nenit 5 dhe njoftuan marrëveshje të reja për furnizime me armatime me vlerë mbi 50 miliardë dollarë .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zakharova tha gjithashtu se brenda aleancës vazhdojnë të ekzistojnë dallime në qëndrime mes Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatëve të saj lidhur me çështjet e sigurisë.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte , i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se debatet mes vendeve anëtare janë pjesë e procesit demokratik të vendimmarrjes dhe dëshmi e funksionimit të aleancës, e jo shenjë përçarjeje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com