Qarkullimi me trotinetë elektrikë është i ndaluar në sheshe, në

0%

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se është duke zbatuar një plan veprimi që ka në fokus kontrollin e qarkullimit të trotinetëve elektrikë në Prishtinë. Sipas njoftimit, gjatë patrullimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm, zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese me personat që qarkullonin me trotineta elektrikë dhe biçikleta në sheshe.

“Gjatë patrullimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm, zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese, duke informuar personat që qarkullonin me trotinete elektrike dhe biçikleta në sheshe se qarkullimi i tyre në sheshe është i ndaluar me sinjalizim rrugor” – Ndërsa ndaj personave që nuk kanë respektuar dispozitat ligjore, Policia ka shqiptuar gjoba në përputhje me Ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Sipas Policisë, shtatë drejtues të trotineteve elektrikë janë gjobitur me nga 150 euro. Përveç gjobave, trotinetet elektrikë janë sekuestruar. Policia ka njoftuar se kontrollet dhe aktivitetet vetëdijësuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ndaj çdo shkelësi do të ndërmerren masat e parapara me ligj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo