Rusia godet ndërtesa banimi në Ukrainë, të paktën 20 të vrarë dhe mbi

0%

Forcat ruse kanë ndërmarrë një sulm ajror ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, gjatë natës së të enjtes, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur mbi 50 të tjerë. Sulmi u krye me raketa dhe dronë, të cilët goditën ndërtesa banimi në disa pjesë të qytetit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar më herët për mundësinë e një sulmi të madh rus dhe, për këtë arsye, ndërpreu vizitën e tij në Dublin për t’u kthyer në Ukrainë, shkruan skynews . Kryetari i Kievit, Vitali Klitscko, njoftoi se një raketë ruse goditi drejtpërdrejt një ndërtesë banimi, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të gjashtë kateve.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja, pasi dyshohet se ende ka persona të bllokuar. Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, 56 persona, përfshirë dy fëmijë, janë plagosur, ndërsa dhjetëra objekte civile janë dëmtuar në pjesë të ndryshme të qytetit. “Armiku edhe një herë ka shënjestruar qëllimisht lagjet e banuara dhe ka vrarë civilë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kemi pësuar dëme të mëdha dhe një numër të konsiderueshëm viktimash, përfshirë edhe fëmijë”, deklaroi ai. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në të gjithë Kievin, ndërsa autoritetet raportuan për viktima edhe në zonat përreth kryeqytetit.

Rusia tha se sulmi ishte hakmarrje për sulmet e fundit ukrainase ndaj infrastrukturës civile ruse, ndërsa Ukraina e ka dënuar atë si një sulm të qëllimshëm ndaj popullsisë civile.

Burimi: Telegrafi