Përzgjedhësi i Koresë së Jugut kërcënohet me vrasje

0%

Shpërndaje në: Policia e Koresë së Jugut po përgatit masa të mëdha sigurie në aerorportin ku do të mbërrijë ekipi pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Masat e sigurisë janë marrë pas kërcënimeve që ka marrë përzgjedhësi i Koresë së Jugut, Hong Myung-bo. 57-vjeçari është kërcënuar për jetën, pasi drejtoi ekipin e Koresë së Jugut që fitoi vetëm një ndeshje dhe nuk arriti të kualifikohej nga Grupit A. Për të ruajtur përzgjedhësin e dorëhequr, janë angazhuar 160 policë. Janë angazhuar po ashtu 25 roje sigurie speciale për Hong.

Burimi: Koha