Ronaldo vë në rrezik synimin e shënimit të 1000 golave

0%

Shpërndaje në: Cristiano Ronaldo vazhdon të dëshmojë se vullneti i tij garues mbetet i pandryshuar. Kapiteni i Portugalisë është duke luajtur për herë të gjashtë në Kupën e Botës. Synimi i tij është titulli i Botës, por edhe për t’iu afruar shifrës së 1000 golave në karrierë.

“Plani ambicioz i Cristiano Ronaldos për Kupën e Botës ia vë në rrezik gjendjen fizike në përpjekjen e tij për të arritur golin e 1000-të”, shkruan në titullin e shkrimit të mediumit të fuqishëm spanjoll “Marca” kushtuar Ronaldos të hënën. Marca ka shkruar për ndikimin që ka Ronaldo te Portugalia. Por edhe “tejkalimin e kufijve të tij fizik” në ndjekje të golit të 1000-të.

Ronaldo 41-vjeçar ka 975 gola në karrierë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha