Martinelli futet në histori

0%

Brazili u bë kombëtarja e dytë që pret biletën e kualifikimit, për në fazën e 1/8-ve në Botëror. Kombëtarja e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi 2:1 me përmbysje ndaj Japonisë. Vendimtar ishte Gabriel Martinelli, me golin e shënuar në shtesë. Sulmuesi i Arsenalit përmbysi rezultatin në 2:1, me golin e shënuar në minutën e 96-të, pas asistit të marrë nga Guimaraes.

Ky gol e ka futur në histori Martinellin. Sulmuesi i Brazilit, bëhet lojtari që shënon golin më të vonshëm në fazën me eliminim të Botërorit. Rekordi i mëparshëm mbahej nga italiani Francesco Totti, i cili në vitin 2006 kishte shënuar kundër Australisë në minutën e 95-të.

Burimi: Bota Sot