Portugalia ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Kroacisë, në një ndeshje plot emocione, episode VAR-i dhe kthesa të forta në rezultat. Kroacia kaloi e para në avantazh në minutën e 53-të, kur Ivan Perisic finalizoi një aksion të mirë të nisur nga Luka Modric, duke mposhtur portierin portugez Diogo Costa.
Megjithatë, Portugalia reagoi shpejt dhe ndeshja mori një rrjedhë të çmendur në minutat në vijim. Fillimisht, një gol i Igor Matanović u anulua për Kroacinë, ndërsa pak më vonë edhe një realizim i Cristiano Ronaldo u anulua për pozicion jashtë loje, duke mbajtur tensionin në maksimum.
Në minutën e 61-të, Rafael Leao goditi traversën, duke paralajmëruar golin e barazimit që erdhi pak minuta më vonë. Pas një faulli në zonë ndaj Renato Veiga, pas rishikimit të VAR-it, Portugalia fitoi penallti. Nga pika e bardhë, Cristiano Ronaldo nuk gaboi dhe riktheu baraspeshën 1-1 në minutën e 68-të.
Në vazhdim, Portugalia e shtoi presionin dhe në fund arriti përmbysjen e madhe me golin e Gonçalo Ramos, duke vulosur kualifikimin në një ndeshje që pati gjithçka: gola, VAR dhe emocione deri në fund. Kroatët barazuan rezultatin në 2-2 në minutën e 90+13, por goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Portugalia tashmë përgatitet për një superpërballje në 1/8 e finales ndaj Spanjës, në një duel që pritet të jetë ndër më të fortët e turneut.
