Shpërndaje në: Fenomeni Ronaldo ka thënë se Neymari ka mundësi t’i heshtë të gjithë ata që nuk besonin tek ai. “Ai ka lejen e mjekut, është fizikisht në formë dhe tani ka një shans për të heshtur të gjithë ata që nuk besonin tek ai. Edhe unë e përjetova rikthimin në vitin 2002, kështu që e mbështes plotësisht Neymarin”, ka thënë Ronaldo në një intervistë për “L’Equipe” të dielën.
Neymar u paraqit për herë të parë të enjten me fanellën e Brazilit pas 981 ditësh. Sulmuesi 34-vjeçar hyri në minutën e 76-të në fitoren 3:0 të Brazilit ndaj Skocisë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelottit siguroi vendin e parë në Grupin C në Kupën e Botës 2026.
