Shpërndaje në: Nico Paz u vlerësua prej më të mirëve në fitoren e Argjentinës kundër Jordanisë me rezultat 3:1, të dielën në mëngjes. Paz luajti si titullar për herë të parë në Kupën e Botës. Futbollisti i Comos luajti 61 minuta, me saktësi të pasimeve prej 94 për qind.
“Ndeshja ime e parë si titullar në Kupën e Botës dhe një fitore për të mbyllur fazën e grupeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithmonë mirënjohës për çdo mundësi”, tha Paz. Ai vlerësoi lart superyllin argjentinas, Lionel Messi. Messi shënoi njërin prej tri golave në fitoren e Argjentinës. “Messi është i çmendur; pavarësisht moshës së tij ai na befason çdo ditë me diçka të re.
Dhe në çdo ndeshje ai demonstron ndikimin e jashtëzakonshëm kur hyn në fushë. Shpresoj që të vazhdojë kështu”, tha Paz.
