Fenomeni Ronaldo vendos të flasë gjerë e gjatë. Ish ylli i futbollit brazilian që në shtator do të festojë 50 vjetorin e tij të lindjes dha një intervistë ekskluzive për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’ duke prekur shumë tema duke nisur nga ajo për përfshirjen e Neymar në skuadër në edicionin aktual të Kupës së Botës. ‘Jam krejtësisht në favor të kthimit të Neymar në kombëtare-tha Ronaldo-sepse në grupin aktual nuk shoh asnjë futbollist tjetër me aftësinë e tij për të bërë skuadrën të fitojë një ndeshje.
Edhe unë e kam përjetuar rikthimin tim personal në 2002…Shpresoj që paraqitjet e tij t’u mbyllin gojën të gjithë atyre që e konsideruan të mbaruar’.
Më pas Ronaldo foli për Brazilin që nuk e fiton Botërorin prej 24 vitesh. ‘Që një skuadër të shpallet kampione e botës duhet që të gjitha ekipet e tjera të humbasin-shtoi Ronaldo-Brazili e ka humbur statusin e favoritit të padiskutueshëm, por mbetet një prej fuqive të mëdha të futbollit.
Fakti që jemi kombëtarja me më shumë tituj botërorë të fituar në histori ushtron një presion të madh mbi brezat e rinj’. Padyshim që nuk mund të mungonin parashikimet e Fenomenit për këtë edicion të Kupës së Botës. ‘Franca, Spanja dhe Argjentina luajnë një futboll të shkëlqyer dhe janë shumë kompetitive-shtoi Ronaldo-Gjermania është gjithnjë shumë e rrezikshme.
Janë rivalet kryesore të Brazilit për titullin’ Legjenda e futbollit brazilian preku edhe temën e pankinës së Francës me Zidane që do të marrë vendin e Didier Deschamps ‘Ka profilin perfekt për këtë rol-tha Ronaldo-ka talentin, eksperiencën, intleligjencën taktike dhe karakterin ideal. Ka qenë shoku i skuadrës që më ka impresionuar më shumë, më i miri që kam pasur.
Paraqitja e tij kundër Brazilit në Botërorin 2006? Ishte absolutisht e shkëlqyer. Niveli më i lartë i cilësive teknike që mund të imagjinohet. Më bëri edhe një sombrero…Nuk i fola gjatë ndeshjes, por vetëm në fund kur erdhi në dhomën tonë të zhveshjes. Shumë lojtarë po qanin, kështu që i thashë: ‘Urime, por duhet të shkosh’.
Edhe Ronaldinho ka qenë një shok skuadre i shkëlqyer, me një gen me të vërtet uni k’. Në fund, Ronaldo nuk ua kurseu komplimentat Kylian Mbappe dhe Lionel Messit. ‘Kur e shoh Mbappenë të luajë, më kujton veten time kur kam qenë në formën maksimale-tha Ronaldo-është një pre lojtarëve më të mëdhenj të futbollit aktual dhe një trashëgimtar natyral i legjendave të këtij sporti. Messi?
Është një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori dhe, edhe aktualisht vazhdon të jetë vendimtar’.
