Roma ul tonet pas sulmit të ri të Trump ndaj Melonit, ministri

0%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump iu rikthye përballjes me aleaten e tij italiane dikur të ngushtë, Giorgia Meloni, vetëm pak ditë para se të dy udhëheqësit të takohen përsëri ballë për ballë në Samitin e NATO-s në Ankara.

Në një postim të ri në Truth Social, Trump publikoi një foto në të cilën shfaqej me kryeministren italiane duke buzëqeshur, duke e shoqëruar atë me frazën : “Nevojiten masa kufizuese ”.

Memeja nënkuptonte se presidenti amerikan kishte nevojë për “mbrojtje ligjore” nga Meloni dhe lidhej me pretendimin e mëparshëm të tij se kryeministrja italiane e kishte “lutur” atë për një foto të përbashkët në Samitin e G7 në Francë me qëllim që të rriste popullaritetin e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryeministrja italiane nuk iu përgjigj postimit të ri të Trump, por një koment bëri ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, i cili tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për të “ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Shtetet e Bashkuara”. “Njerëzit vijnë e shkojnë, por marrëdhëniet mbeten“, tha ai.

Burimi: Bota Sot