Derisa pretendonin se po i shoqëronin për në banesën ku po qëndronin, gjashtë persona po dyshohet se kanë grabitur tre shtetase të Kolumbisë në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më rreth orës në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa rasti është raportuar më .
Viktimat kanë deklaruar se gjashtë të dyshuar meshkuj i kanë përcjellë deri te banesa dhe, pasi kanë hyrë brenda, i kanë futur në një dhomë. Më pas, nën kërcënimin e një thike, u kanë marrë katër telefona mobilë dhe 300 euro. Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
