Rita Ora mahnit me paraqitjen në Mykonos, kombinon bikinit me taka të

0%

Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë pushimeve në Mykonos, ku u fotografua teksa shijonte një mbrëmje në shoqërinë e miqve. Këngëtarja me prejardhje shqiptare u shfaq me bikini me print leopardi, të kombinuara me pantallona të shkurtra sportive të zeza dhe taka të larta, duke vënë në pah barkun e saj të tonifikuar.

Ajo u pa duke u larguar nga hoteli luksoz Eden Roc, e shoqëruar nga miku i saj i ngushtë, Vas J Morgan, shkruan DailyMail. Pushimet në ishullin grek vijnë pas një periudhe të ngarkuar për Ritën, e cila së fundmi performoi në Festivalin Isle of Wight. Në një prononcim për Daily Mail , ajo zbuloi se këtë vit e ka shfrytëzuar për të ndërtuar projekte të reja.

“Publikimi i muzikës së re është në krye të listës sime dhe do të ndodhë shumë shpejt. Kam xhiruar edhe dy filma në Australi, ndaj kam qenë larg Mbretërisë së Bashkuar për një kohë”, u shpreh këngëtarja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rita foli edhe për mundësinë e një bashkëpunimi me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, duke thënë se do të dëshironte të luante në një nga filmat e tij, nëse projekti dhe skenari do të ishin të duhurat. Çifti do të festojë katërvjetorin e martesës në muajin gusht.

Burimi: Telegrafi