Shpërndaje në: Ish-sulmuesi argjentinas, Christian Gimenez, ka folur me entuziazëm për yllin e futbollit, Lionel Messin. Gimenez, në një intervistë për “Blick”, ka deklaruar se është e pabesueshme çfarë është në gjendje të bëjë Messi edhe në moshën 39-vjeçare. Messi ka shënuar gjashtë gola për Argjentinën deri më tani në Kupën e Botës.
“Është e pabesueshme çfarë po arrin ai ende në moshën e tij. Nuk gjej fjalë. Mbi të gjitha, vullneti dhe shpirti i tij luftarak janë të jashtëzakonshëm. ai tashmë ka fituar gjithçka. Kjo është pikërisht ajo që e dallon nga të gjithë të tjerët”, ka thënë Gimenez.
