Pas vitesh spekulimesh për marrëdhënien e tyre, Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, thuhet se janë rikthyer të jetojnë nën të njëjtën çati. Sipas një burimi pranë çiftit, Jada është rikthyer në shtëpinë e Will rreth dy vite më parë dhe marrëdhënia mes tyre është më e fortë se kurrë. “Jada u rikthye të jetojë me Will dy vite më parë.
Ata e duan njëri-tjetrin dhe, si gjithmonë, janë të përkushtuar për ta mbështetur njëri-tjetrin”, ka deklaruar burimi. Will dhe Jada Will dhe Jada janë të martuar që nga viti 1997, por në vitin 2023 aktorja zbuloi se ata kishin jetuar të ndarë që prej vitit 2016.
Megjithatë, ndonëse banonin në shtëpi të ndryshme, ata nuk i dhanë fund martesës dhe vazhduan të ruanin një raport të afërt, duke u shfaqur shpesh së bashku në ngjarje familjare.
Së fundmi, çifti u fotografua në tapetin e kuq gjatë prezantimit të koleksionit të veshjeve për meshkuj të Christian Louboutin për sezonin pranverë/verë 2027, ku morën pjesë për të mbështetur djalin e tyre, Jaden Smith. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe vajza e tyre Willow, djali i madh i Will, Trey Smith, si dhe nëna e Jadas, Adrienne Banfield-Norris.
Burimi shton se Will dhe Jada kalojnë shumë kohë së bashku me familjen dhe vazhdojnë të jenë prindër të përkushtuar. Gjatë muajve të fundit ata janë parë së bashku në disa raste, përfshirë festimin e ditëlindjes së Jadas dhe një udhëtim familjar në Paris.
