Rice para duelit me Meksikën: Ne jemi aty për të bërë punën tonë

0%

Mesfushori i Anglisë, Declan Rice, ka komentuar me qetësi përballjen e ardhshme ndaj Meksikës në “Estadio Azteca”, një nga stadiumet më ikonike në futbollin botëror. Anglia do të luajë ndaj Meksikës në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026, në një ndeshje që zhvillohet në rreth 2.200 metra mbi nivelin e detit, çka pritet të ndikojë ndjeshëm në aspektin fizik të lojtarëve.

Skuadra meksikane ka një rekord mbresëlënës në këtë stadium, me 70 fitore në 89 ndeshje, vetëm dy humbje dhe 17 barazime. Po ashtu, Meksika është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit të Botërorit të zhvilluara në Azteca. Pavarësisht këtyre statistikave dhe historikut të stadiumit, Rice ka shprehur besim dhe qetësi para sfidës. “Për ne është si një ndeshje jashtë fushe.

Ata kanë luajtur gjithë turneun në shtëpi, ndërsa ne duhet thjesht të shkojmë atje dhe të përballemi me atë që do të vijë,” u shpreh ai. “Ne nuk shqetësohemi se ku luajmë. Për ne është thjesht një stadium. Azteca njihet për momente historike si ‘Dora e Zotit’ e Maradonës, por ne jemi aty për të bërë punën tonë,” shtoi Rice.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai pranoi se atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme, por theksoi se Anglia e sheh ndeshjen si çdo sfidë tjetër. “Mund të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme, por në fund është vetëm një stadium tjetër ku luajmë futboll,” p ërfundoi mesfushori anglez.

Burimi: Bota Sot