Rexhepi: Gjykata Kushtetuese të ripërsërisë vendimin, të mbrojmë dinjitetin tetovarë

0%

Bashkimi Demokratik për Integrim sot po proteston kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të 2007 për emërtimin e rrugëve në qytetin e Tetovës. Protesta filloi nga sheshi i qytetit pastaj u zhvendos para Komunës së Tetovës.

Protestuesit në sheshin e Tetovës mbanin pankarta me mbishkrimet “Jugo VLEN TITO”, “Nuk ka paqe me nëçmimimim”, “Ivoja nuk është dëshmor i kombit tim”, “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”, “Nga Tetova nis rezistenca”. Para qytetarëve foli Bajram Rexhepi nga BDI, ku tha se kërkojnë që të ripërsëritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ky marsh protestues paqësor është thirrur si pasojë e revoltës qytetare që u krijua pas vendimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit për emrat në qytetin e Tetovës. Ky marsh do të fillojë nga sheshi “Iliria” dje Kërkesa jonë është që ky vendim të ripërsëritet që të mund të mbrojmë dinjitetin tetovarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna e Tetovës ka pas afat që të mund të përgjigjet dhe të reflektoj dhe nuk ka reflektuar për ofertën tonë për bashkëpunim. Me çka u detyruam të thirim qytetarët në protestë”, tha Bajrami. I pyetur pse nuk organizojnë protestë para Gjykatës Kushtetuese, Rexhepi tha se Gjykata e ka thënë vendimin e saj”. Rexhepi tha se revolta qytetare do të vijë vetëm duke u shtuar.

Burimi: Bota Sot