Reagoi për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së, nëna thotë se u përball

0%

Aulona Memeti, qytetarja e cila publikoi fotografi dhe reagoi për kushtet në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ka thënë se pas reagimit të saj publik ka filluar të ndiejë presion. Në një postim në rrjetet sociale, Memeti ka deklaruar se mbrëmë rreth orës është vizituar në dhomën ku po qëndron me djalin e saj dhe i është kërkuar të verifikojë ato që kishte shkruar në reagimin e saj.

Ajo ka thënë se edhe sot rreth orës është vizituar sërish, ku sipas saj i është thënë se pretendimet e publikuara janë të pasakta dhe i është kërkuar të përgatisë një raport lidhur me rastin. “Dua të sqaroj se nuk kam refuzuar dhe nuk refuzoj ta adresoj ankesën time përmes rrugëve institucionale.

Trajtimi i djalit tim ende nuk ka përfunduar dhe, në këtë moment, prioriteti im është të kujdesem për të”, ka shkruar ajo. Qytetarja publikon gjendjen në Pediatrinë e QKUK-së: Nuk po kërkojmë luks, por minimumin Memeti ka thënë se fotografitë e publikuara, sipas saj, janë dëshmi për gjendjen në të cilën ndodhen disa hapësira të klinikës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ato e dëshmojnë gjendjen ndoshta më mirë se çfarëdo ankese që mund të shkruaj unë. Për të filluar adresimin e një dysheku të njollosur, mungesës së sapunit apo kushteve elementare, nuk duhet pritur ankesa e një nëne me fëmijën e shtrirë në spital”, ka deklaruar ajo.

Reagimi i saj vjen pasi më herët kishte publikuar fotografi nga Pediatria e QKUK-së, duke ngritur shqetësime për kushtet në këtë klinikë. Ajo ka theksuar se kritika e saj, sipas saj, nuk është kundër individëve, por lidhet me kërkesën për përmirësim të shërbimeve shëndetësore. “Duhet ta duam dhe ta mbështesim shëndetësinë publike.

Por pikërisht sepse është e jona, duhet edhe të kërkojmë llogari për të”, ka shkruar Memeti.

Burimi: Telegrafi