Ramadani nga Serie A në klubin e promovuar në elitën turke

0%

Shpërndaje në: Ylber Ramadani nis një sfidë të re në karrierën profesionle. 30-vjeçari është transferuar te klubi turk, Çorum nga Lecce, ndërsa ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Transferimi i tij u realizuar për 1 milion euro. Klubi turk, Çorum, e zyrtarizoi të mërkurën transferimin e Ramadanit.

Mesfushori ishte pjesë e klubit italian Lecce nga viti 2023, duke zhvilluar 100 ndeshje në Serie A. Ramadani karrierën e nisi në Kosovë, kurse luajti për skuadra si Ferizaj, Prishtina dhe Drita. Reprezentuesi i Shqipërisë ka luajtur edhe te Partizani në Tiranë dhe në Danimarkë, Hungari dhe Skoci. Për Shqipërinë i ka 50 ndeshje. Çorumi për herë të parë do të garojë në Superligën turke.

Burimi: Koha