Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

0%

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të mbahet në Shqipëri. Gjatë deklaratës së tij pas përfundimit të samitit të NATO-s, Rutte tha se vendimi për organizimin e samitit të ardhshëm në Shqipëri është marrë në Hagë, ndërsa shtoi se palët janë ende në diskutime për të përcaktuar kohën kur do të mbahet ai.

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën se kur”, tha Rutte. Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, në krah të kabinetit të tij qeverisës, tha se samiti do të mbahet në Tiranë. “Si thanë?

Nuk do bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë”, u shpreh Rama. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com