Rama propozon referendum për dorëheqjen!

0%

Është e dhimbshme, e pazakontë dhe shkatërruese kjo që po ndodhë në Shqipëri, të kërkohet dorëheqja ime. Jam i vetmi që po i mbaj katër mandate, pas Enver Hoxhës. Unë e kam një mandat të shenjtë para popullit, ta sjell Shqipërinë në BE. Për këtë jam betuar para portretit të Ismail Vlorës, para Thaçit në Hagë, dhe para Erdoganit.

Pas këtij akti madhor, për popullin shqiptar, e kisha planifikuar tërheqjen si legjendë, por ja çfarë po përjetoi nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Njerëz të paguar po vijnë nga Prishtina dhe Tetova. Agjenturat e huaja nga disa shtete: Greqia, Irani (Balla i vërtetoi edhe nga Moska) po i nxisin protestat.

Pa turp protestuesit më akuzojnë se ua thash të vërtetën në sy, ashtu siç janë: njerëz të cilët “nuk kanë logjikë”, “dërrasë nga truri”, “injorantë”, “delirantë” dhe “dështakë zemërakë”. I përshkrova gjithashtu si viktima të dezinformimit dhe “histerisë së algoritmit” etj. po kot.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Balla shkoi edhe më larg, protestuesit i quajti një grup me elemente kriminelësh dhe mbeturina sociale e politike, po prapë nuk u shpërndan. Sheshi është për të shëtitur, pirë kafe, për t´u takuar me miq e argëtuar, por jo të përdoret kundër meje dhe qeverisë sime e cila po punon, ditë e natë për këtë popull.

Që të mos i kundërvihem popullit dhe të mos më shpallin diktator e autokrat, vendosa për një hap radikal, ta shpalli referendumin, që të vërtetohet se çfarë mendojnë shqiptarët për mua.

Nga referendumi përjashtohen kosovarët, ata nga Maqedonia e Tetova, nga Lugina, dmth. do të votojnë vetëm ata në Shqipëri, duke e përjashtuar edhe mërgatën, të cilët po vijnë nga Prishtina e Tetova, gjoja se janë Diaspora. Unë i kam fituar katër palë zgjedhje, këtë po e harrojnë disa. Tash po e aprovoi edhe referendumin, si shprehje demokratike.

Këtu do të shihet se a do të triumfoi politika ime dhe e kabinetit tim qeveritar me Ballukun, apo do të detyrohem të tërhiqem. Po premtoi se ashtu siç isha korrekt në katër zgjedhjet e mëparshme, do të jem prapë edhe me referendumin. Do ti porosis patronazhistët të mos shpërndajnë miell, dhurata, e as lekë gjatë referendumit.

Po premtoi se nuk do të bëjë asnjë premtim pa mbulesë, siç veproja gjatë zgjedhjeve. Nuk do të caktoi kurrfarë fondi, për suksesin apo dështimin e referendumit. Nuk do të insistoi në falsifikimin e rezultatit dhe nuk do të ketë parregullsi, ashtu siç paraqiteshin gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Komisionit zgjedhor do t´i paraprijnë disa nga personalitetet më të besuara të PS, siç është Taulant Balla dhe disa figura të shquara. Gjithashtu po ju premtoi se në komisione nuk do të përfshihen figura të komprometuara si Spiropali e Neomalësorja Marjana.

Me rëndësi është se referendumin do ta mbikëqyrin personalitete neutrale, si Baton Haxhiu me grupin e tij të përbërë edhe nga komisionarë të PD të Kosovës. Pra kam emëruar njerëz të besuar që referendumi të jetë i suksesshëm. Zgjidhja do vjen, ju lus vetëm edhe pak durim. Jam I bindur se do të pendohen ata që pa kurrfarë argumenti më quajnë “Aleanca e Qelbësirave”.

Çfarë do thonë, po fitoi prapë kjo aleancë?

Burimi: Bota Sot