Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Sipas Ramës, me këtë investim do të krijohet një lidhje e re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës.
Postimi i plotë: Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar. Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada.
