Rama për koncertin e Kanye West në Tiranë: 4 milionë eurot janë

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për koncertin e artistit Kanye West që do të mbahet këtë të shtunë në Tiranë, duke e cilësuar atë si një ngjarje me rëndësi për promovimin ndërkombëtar të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga skena e përgatitur për koncertin, duke shkruar se “stadiumi i koncertit është gati” dhe se kjo ngjarje do ta vendosë Shqipërinë në një tjetër hartë globale.

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe kritikat për fondin prej 4 milionë eurosh të ndarë për organizimin e koncertit përmes një akti normativ, duke thënë se kjo shumë nuk duhet parë si shpenzim vetëm për një mbrëmje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë, ndërkohë që vetëm kush nuk do s’e kupton që ato 4 milionë janë një investim, i cili do të rikthehet nga mijëra vizitorët që në 48 orët e fundit janë shtuar në hotele, apartamente, restorante, bare, dyqane e taksi”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, një koncert i përmasave të tilla tejkalon aspektin artistik dhe shërben si një mundësi për marketing ndërkombëtar të Shqipërisë, duke ndikuar në turizëm dhe ekonomi. “Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj”, ka deklaruar kryeministri shqiptar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com