Nga protesta e 31-të qytetare, organizatori Arben Kola i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, ndërsa deklaroi se klasa aktuale politike duhet t’u hapë rrugë brezave të rinj. Në fjalën e tij, Kola tha se largimi i Ramës duhet të vijë përpara se, sipas tij, qytetarët të reagojnë edhe më ashpër.
“Rama jep dorëheqjen me të mirë para se qytetarët t’ju marrin vërtet zvarrë e t’ju hedhin në kosh.” Më tej, ai u shpreh se si Partia Socialiste ashtu edhe Partia Demokratike duhet t’u lënë vend të rinjve. “Lërjani radhën rinisë. Në PS e PD ka shumë të rinj që mund të qeverisin shumë më mirë se Rama dhe Saliu.”
