Këtë të martë po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 31-të kundër qeverisë. Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të kryeqytetit, për t’u zhvendosur më pas para godinës së Kryeminsitrisë. Edhe tubimi i sotëm ka nisur me grumbullimin e protestuesve në sheshin ‘Skënderbej’.
Për të 31-ën ditë me radhë, qytetarët mbajnë në duar postera e pankarta të ndryshme, me thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare.
Burimi:
Bota Sot
