“Rama duhet të largohet sepse nuk përfaqëson interesin e Shqipërisë”/

0%

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u prit me protesta në Berlin të Gjermanisë . Nën thirrjet “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë.”, “Turp”, “Anulo projektin”, “Anulo ligjin”, protestuesit i dhanë jehonë edhe një herë protestës që p o mbahet prej 18 ditësh në Tiranë.

E ftuar në programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos, aktivistja dhe organizatorja Oneda Vruzhaj deklaroi se kjo ishte një nismë shumë spontane e komunitetit. Vruzhaj tha se në zonën ku kryeministri zhvilloi vizitën ishte e vështirë të merrej leje dhe organizatorët edhe mund të rrezikonin deportimin.

Aktivistja deklaroi se kërkohet largimi i Ramës pasi nuk përfaqëson interesin e Shqipërisë. “Ka qenë një nismë shumë spontane e komunitetit tonë në Gjermani. Aktualisht jam me lejen e mëmësisë dhe kjo nuk më pengoi aspak. Në atë zonë ku kryeministri do të paraqitej ishte e pamundur leja e protestës ndaj rrezikonim që të gjobiteshim dhe rrezikonim edhe deportimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vajzat kanë qenë shumë të guximshme për të organizuar “mikpritjen” e kryeministrit. Protestojmë sepse jemi njerëz që jemi larg Shqipërisë, por me mendje dhe trup aty. Rama duhet të largohet sepse nuk përfaqëson interesin e Shqipërisë. Kërkojmë anulimin e ligjit dhe largimin e tij. Ne kemi hartuar edhe një listë me problematikat që nuk janë zgjidhur nga veriu në Jug”.

Burimi: Bota Sot