Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar se Bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore një numër të konsiderueshëm të aplikimeve i ka lënë në pritje të shqyrtimit dhe vendimmarrjes që nga 2019. ZKA ka nxjerrë katër rekomandime për Fondin, me dy prej të cilave i ka kundërshtuar.
Tash e pesë vjet, në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore janë në pritje 15 aplikime për trajtim mjekësor jashtë vendit. Kjo qe veç njëra nga katër gjetjet e auditorit në këtë institucion. Të pa ekzekutura për shkak të vonesave të bordit, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, janë edhe dhjetëra raporte tjera.
Sipas evidencave të prezantuara nga institucioni, keto raste kanë mbetur të hapura për periudha të konsiderueshme kohore pas aprovimit nga Bordi.
Në vitin 2019 kanë mbetur të pa ekzekutuara shtatë (7) lëndë me vendime të Bordit; Në vitin 2022 është evidentuar një (1) lëndë me vendim në pritje të pagesës; Në vitin 2023 janë evidentuar tre (3) lëndë me vendime në pritje të pageses; Në vitin 2024 janë evidentuar pesë (4) lëndë me vendime në pritje të pagesës; Në vitin 2025 janë evidentuar tetë (8) lëndë në pritje të pagesës me vendime të Bordit”.
Tutje, ZKA gjeti se janë 24 raste me vlerë mbi 738 mijë euro kur Fondi lëshoi fletëzotime për trajtimin e pacientëve pa u përmbushur kriteri për numrin e pro-faturave.
“Në 10 raste, në vlerë totale prej 335,516€, të cilat i perkasin periudhës pas hyrjes ne fuqi te UA ne vitin 2023, fletezotimet janë leshuar në kundershtim me kërkesat e udhezimit, sipas te cilit kerkohet paraqitja e tre pro-faturave.
Në 10 raste te tjera, ne vlere totale prej 258,060€, qe i perkasin periudhës sa ishte ne fugi UA-03/2017, fletezotimet jane leshuar pa permbushur kerkesën per bashkëngjitjen e dy pro-faturave”. Veç tyre, ZKA evidentoi edhe dy gjetje të tjera që kanë të bëjnë me nënvlerësimin e regjistrit të pasurisë dhe mbivlerësimin e detyrimeve kontigjente.
Nga katër të gjeturat, bordi i Fondit është pajtuar me dy rekomandime, kurse me dy të tjera jo
