Qamil Hashani nuk i harron tre meçe, njërin ndaj fituesit të medaljes së bronztë evropiane

0%

Ish – boksieri i njohur ferizajas, Qamil Hashani, është një nga emrat që la gjurmë në boksin e Kosovës gjatë viteve 80-ta. Ai fillimisht mbrojti ngjyrat e IMK Çelikut të Ferizajt, ndërsa në fund të viteve ’80 iu bashkua klubit Pelisteri nga Manastiri, që garonte në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.

Hashani kujton me krenari tri meçe që kanë mbetur të paharrueshme në karrierën e tij sportive. “Kur isha pjesë e Pelisterit, kam boksuar me Gjorgje Petrnijeviqin, kampion të ish-Jugosllavisë dhe fitues të medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të vitit 1987. Me të kam barazuar në një meç shumë të fortë”, rr ëfen Hashani. Ai veçon edhe dy përballje të tjera që i kanë lënë mbresa.

“Krahas atij dueli, nuk i harroj kurrë as barazimin me Petroviqin e Radniçkit të Beogradit dhe një luftë vërtet të madhe me boksierin shqiptar Besnik Gjetaj”, ka deklaruar Hashani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot