Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për pagat, paralajmërojnë

0%

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking” kanë protestuar të hënën para objektit të ndërmarrjes, duke kërkuar ekzekutimin e pagave dhe zgjidhjen e krizës financiare me të cilën, sipas tyre, po përballen prej kohësh.

Sindikalistët kanë bërë të ditur se pagat e muajit nuk janë realizuar brenda afatit të përcaktuar, ndërsa kanë paralajmëruar se nëse situata nuk ndryshon, punëtorët do të ndërpresin punën.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Prishtina Parking”, Flamur Hajdari, ka thënë se rreth 200 punëtorë janë prekur nga vonesa e pagave dhe ka kërkuar reagim nga Komuna e Prishtinës për të ndihmuar ndërmarrjen. “Paga që ka pasur të jetë e ekzekutuar nuk është ekzekutuar ende.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me kontratë kemi të drejtë deri më datën 5 të muajit, ndërsa tashmë kemi kaluar këtë afat”, ka deklaruar Hajdari. Ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që punëtorët përballen me vonesa në pagesa, duke theksuar se çdo muaj janë në pritje të një zgjidhjeje. “Nuk është hera e parë që kemi telashe për paga, por pothuajse çdo muaj jemi duke pritur a do të dalë apo jo.

Po presim një reagim nga kryetari i komunës, Përparim Rama, dhe një zgjidhje konkrete për ndërmarrjen”, ka thënë Hajdari. Sipas tij, nëse pagat nuk realizohen gjatë ditës, sindikata do të vazhdojë protestën dhe punëtorët do të pezullojnë aktivitetet e tyre. “Nëse sot nuk ekzekutohen pagat, punëtorët nuk do të punojnë deri në momentin që ato të realizohen”, ka deklaruar ai.

Edhe anëtari i sindikatës, Safet Zuka, ka thënë se punëtorët e kanë paralajmëruar më herët ndërmarrjen për veprime protestuese, në rast se vonesat në paga vazhdojnë. “E kemi paralajmëruar se nëse pagesat nuk dalin në kohën e caktuar, do të ndërmarrim masa. Kjo situatë po përsëritet prej rreth tri vitesh dhe nuk mund të vazhdojë kështu”, ka thënë Zuka.

Ai ka theksuar se punëtorët janë duke i kryer detyrat e tyre, ndërsa ka kërkuar që përgjegjësit për menaxhimin e ndërmarrjes të ndërmarrin hapa për zgjidhjen e problemeve financiare.

Nga sindikata kanë bërë të ditur se punëtorët do të rikthehen në punë në rast se pagat ekzekutohen, por kanë paralajmëruar se protesta dhe ndërprerjet e punës mund të përsëriten nëse problemi nuk zgjidhet në mënyrë të qëndrueshme.

Burimi: Telegrafi