Radoiçiq dhe Veselinoviq nën mbrojtjen e njësive elitare të policisë

0%

Kreu i grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, të cilët janë edhe nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të jenë nën mbrojtjen e pjesëtarëve të njësive elitare të Policisë së Serbisë, raporton televizioni N1.

Pas arrestimit të ish-shefit të Policisë së Beogradit dhe ngjarjeve të fundit të lidhura me sigurinë në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se policët nuk do të mund të angazhohen më në mbrojtjen e personave nga bota e krimit.

Megjithatë, sipas raportimit të televizionit N1, pjesëtarë të njësive më elitare të Policisë së Serbisë vazhdojnë të jenë të angazhuar në sigurimin e këtyre dy kriminelëve, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ka dhënë përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve për më shumë se një javë ndaj kësaj çështjeje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ish-inspektori i Policisë Kriminalistike, Sinisha Careviq, e ka cilësuar deklaratën e Vuçiqit për ndryshime ligjore si “marketing politik”, duke thënë se çështja e angazhimit të policëve në sigurimin e personave të dyshuar ka ekzistuar prej vitesh.

“Është një manovër politike për t’u treguar votuesve të Partisë Përparimtare se do të vendoset rend dhe se pjesëtarët e policisë më nuk do të mund të bëjnë punë të tilla, por kjo çështje vazhdon prej kohësh”, ka deklaruar Careviq për N1. Presidenti serb muaj më parë kishte thënë se njësitë e xhandarmërisë nuk sigurojnë më Radoiçiqin dhe Veselinoviqin.

Megjithatë, N1 nga burime të shumta, raporton se Veselinoviq mbrohet edhe nga një snajperist aktiv i njësisë speciale antiterroriste të Policisë së Serbisë. Radoiçiq është në kërkim nga autoritetet e Kosovës për rastin e sulmit terrorist në Banjskë më , ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Burimi: Bota Sot