Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) më ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit, lista përfshin programet e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë.
“Programet e akredituara shtrihen në fusha të ndryshme studimi, përfshirë shkencat shoqërore, inxhinierinë dhe teknologjinë, shkencat natyrore, shkencat shëndetësore, biznesin dhe ekonominë, edukimin, si dhe fusha të tjera me interes për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve”- ka njoftuar AKA.
Tutje thuhet se lista është e organizuar sipas institucioneve dhe cikleve të studimit, Bachelor, Master dhe Doktoratë, duke ua lehtësuar kandidatëve verifikimin e statusit të programit për të cilin planifikojnë të aplikojnë. Tutje AKA u bën thirrje të gjithë kandidatëve që para regjistrimit në një program studimi të sigurohen se ai figuron në listën zyrtare të programeve të akredituara.
“Verifikimi i statusit të akreditimit është një hap i rëndësishëm për zgjedhjen e një programi që plotëson kriteret e përcaktuara nga autoritetet përgjegjëse për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë”- thuhet në njoftim. Lista e plotë e programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027 mund të gjendet në këtë link:
