Shpërndaje në: Kur lojtarët e futbollit përplasen, mundësia nuk është gjithmonë në humbjen e ndjenjave, ligamenteve të këputura apo zënien keq të nyjave. Ndonjëherë përfundon me hundë të thyer, me shumë gjak, dhe me pak trajtim jashtë vijave kufizuese, ndonjëherë me maskë mbrojtëse, rikthimi në fushë bëhet i mundur.
Por, kjo i lë sportistët me pasoja në frymëmarrje pasi të përfundojë ndeshja. Rreziku ekziston dhe këto lëndime mbesin më të nënvlerësuarat në futboll, thotë mjeku Farhad Ardesh nga Beverly Hills, që është kirurg plastik rekonstruktiv dhe estetik.
“Ndonjëherë, një lëndim i vogël nga jashtë mund të shkaktojë dëmtime të serioze brenda”, ka thënë Ardesh, i cili përkujdeset për sportistët profesionistë, përfshirë futbollistët, shkruan Reuters të shtunën. “Mund të kesh një hundë që duket pak e ënjtur apo e shtrembër, por brenda hundës mund të ketë deformim të shkronjës S që mund me të vërtetë të ndikojë në frymëmarrjen e lojtarëve”.
Frika e brendshme e lojtarëve mund të shihet qartë nga lojtarët e kësaj Kupe të Botës që mbajnë maska mbrojtëse, pas lëndimeve në nofull apo në ndonjë pjesë tjetër të fytyrës. Djed Spence i Anglisë, Stefan Posch i Austrisë dhe portieri i Algjerisë, Luca Zidane, kanë luajtur me maska mbrojtëse.
Lojtarë të klasës botërore në të kaluarën përfshijnë edhe Kylian Mbappen e Francës, që mbante maskë për ta mbrojtur hundën e thyer në “Euro 2024”, dhe Joshko Gvardiol që kishte maskë mbrojtëse në Botërorin 2022. Nga jashtë, maska mund të duket si shenjë e të qenit i fortë. Për kirurgët si Ardesh, është shenjë e efektit të traumës.
“Fytyra është shumë e brishtë pas lëndimeve të shkaktuara nga goditjet me bërryl apo nga operimet”, thotë Ardesh. “Ne duam ta ruajmë ashtin”. Portierët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve me lëndime më së shumti, kur bëjnë tentime për të shpëtuar portën. “Ata mund të marrin goditje me bërryl, me kokë apo me gju”, thotë Ardesh.
“Ata janë më të rrezikuar për të marrë goditje të drejtpërdrejtë në fytyrë”. Megjithatë, ai nuk pret që mbrojtja e fytyrës të bëhet e detyrueshme në sport ku përfshihet shpejtësia, vizioni dhe rehatia. Maskat për lojtarët që janë duke u rikuperuar nga lëndimi kanë më shumë kuptim, thotë ai. “Këta janë luftëtarë”, ka thënë Ardesh për lojtarët profesionistë. “Ata nuk duan ta lënë fushën”.
