Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka vlerësuar se mosftesa e Kosovës në samitin e NATO-s nuk duhet të shihet si dështim i një qeverie, por si pasojë e prioriteteve të reja gjeopolitike të aleancës.
Sipas tij, vëmendja e NATO-s dhe e Shteteve të Bashkuara është përqendruar te lufta në Ukrainë, tensionet me Rusinë, krizat në Lindjen e Mesme dhe sfidat me Kinën, ndërsa SHBA kërkon që vendet evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit.
Hoxha thekson se Kosova duhet të investojë në forcimin e institucioneve, ekonomisë dhe kapaciteteve mbrojtëse, duke ndërtuar një partneritet më të fortë me SHBA-në dhe aleatët evropianë. Ai shton se proamerikanizmi nuk matet me simbole apo retorikë, por me aftësinë për të ndërtuar një shtet që merr më shumë përgjegjësi dhe i lë më pak barrë aleatëve amerikanë.
Shkrimi i plotë: Pse Kosova nuk ishte e ftuar në samitin e NATO-s? Ditët e fundit në Kosovë janë dëgjuar shumë kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, duke pretenduar se mosftesa në samitin e NATO-s është dështim diplomatik. Megjithatë, situata duhet parë në një kontekst më të gjerë gjeopolitik.
Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përballura me sfida shumë më të mëdha se çështja e Kosovës. Lufta në Ukrainë, tensionet me Rusinë, kriza në Lindjen e Mesme dhe përballja strategjike me Kinën kërkojnë angazhim të jashtëzakonshëm politik, diplomatik, ushtarak dhe ekonomik.
Në këto rrethana, është logjike që prioritetet e NATO-s dhe të SHBA-së të jenë forcimi i mbrojtjes së aleancës dhe rritja e aftësive ushtarake të vendeve evropiane. SHBA-ja prej kohësh kërkon që shtetet evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit dhe të investojnë më shumë në mbrojtje, në mënyrë që Amerika të mos mbajë barrën kryesore në çdo krizë ndërkombëtare.
Nga ky këndvështrim, çështja e Kosovës nuk është në qendër të agjendës strategjike të këtij samiti. Kosova, për fat të keq, nuk ka ende peshën politike, ushtarake apo gjeopolitike për të ndikuar në vendimet strategjike të NATO-s në nivel global.
Prandaj, mungesa e ftesës nuk duhet të interpretohet automatikisht si rezultat i dështimit të një qeverie, por edhe si pasojë e prioriteteve të reja të aleancës në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme. Kjo nuk do të thotë se Kosova duhet të jetë pasive.
Përkundrazi, duhet të vazhdojë të forcojë institucionet, ekonominë, kapacitetet mbrojtëse dhe partneritetin me SHBA-në dhe aleatët evropianë, në mënyrë që në të ardhmen të ketë një rol më të rëndësishëm në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
Natyrisht, ka edhe faktorë të tjerë që analistët përmendin, si gjendja e dialogut me Serbinë, marrëdhëniet e Kosovës me disa aleatë dhe fakti që samite të caktuara kanë formate të kufizuara pjesëmarrjeje. Prandaj, do të ishte e vështirë të thuhej se mosftesa lidhet vetëm me një arsye të vetme.
SHBA tani deshiron ti njofton BE qe ato duhet te jen te gstshme ti mbulojn zhbraztirat që do të krijohen ne rast te reduktimit te forcave Ushtarake Amerikane ne BE , prandaj pikerisht kjo ishte brenga ime personale kur i degjoj politikanët ne Kosovë qe garojn mes veti cili eshte më prosmerikan duke treguar cili ka flamurin amerikan më të madh në zyre, cili shpreh dashuri romantiek me shum per Amerikën kurse une them se më proamerikan jan ata që më së paku u lën punë dhe përgjegjësi Amerikanve per tu kujdesur per vendin tone , ata që veprojn e punojn dhe krijon mundësi tu ndihmojn Amerikaneve e jo të jemi per gjithëçka të mvarur prej tyre dhe breng e tyre
