Doktor Musli Gashi ka protestuar të shtunën në mëngjes, para Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, siç thotë ai në shenjë revolte ndaj padrejtësive të ndodhura në konkursin e fundit për avancimin e mësimdhënësve. “Menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë dhe i Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë shkelje të ligjit në konkursin e fundit për avancimin e mësimdhënësve !
KJO NUK KALON!”, tha ai. “Kjo protestë paqësore e imja, mbahet sot me datë , para Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, gjatë mbajtjes së provimit pranues të studentëve të vitit akademik 2026/2027, në shenjë revolte ndaj kësaj padrejtësie!”, vijoi tutje Gashi. Ankesën për “padrejtësi” ai e kishte shfaqur edhe përmes një postimi në Facebook, më 3 qershor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
