Çiklisti Tim Merlier fitoi një finish sprinti në Etapën 8 të ‘Tour de France 2026”, Perigueux-Bergerac prej 180.4 kilometra. Çiklisti i Soudal-Quick Step siguroi fitoren e tij të dytë radhazi në Grande Boucle dhe konfirmoi pozicionin e tij si mbreti i sprintit. Belgu përfundoi para Biniam Girmay (NSN) dhe holandezit Olav Kooij (Decathlon CMA CGM).
Vendi i katërt shkoi për Jasper Philipsen (Alpecin-Premier Tech), i cili nuk arriti të shkëputej pavarësisht punës mbresëlënëse të Mathieu Van der Poel. Dita paraqiti një shkëputje me tre garues: francezi Thibault Guernalec (Total Energies), çeku Jakub Otruba (Caja Rural-Seguros RGA) dhe belgu Liam Slock (Lotto Intermarché).
Slock, i cili më pas mbeti prapa, u kap nga pelotoni vetëm 1.3 km nga fundi. Tadej Pogacar është fort në fanellën e verdhë me një epërsi prej minutash ndaj Jonas Vingegaard. “Etapa e nesërme – Etapa e nëntë e ‘Tour de France’, midis Malemort dhe Ussel, do të jetë një etapë kodrinore prej 185.5 kilometra me 3,300 metra rritje lartësie.
Çiklistët do të ngjiten fillimisht në Côte de Naves (2.3 km me 7.4%), pastaj në Suc au May (3.8 km me 7.7%), në Côte de la Croix du Pey (4.8 km me 6%) dhe së fundmi në Mont Bessou (900 m me 7.3%), që ndodhet 24 km nga finish-i, përpara një finaleje që ende ka disa ngjitje të vogla që mund të shërbejnë si trampolinë drejt fitores.
Pas kësaj, e hëna do të jetë dita e parë e pushimit të këtij edicioni të 113-të”, ka shkruar media italiane “La Gazzetta dello Sport”. Etapa e tetë 1. Tim Merlier (Soudal Quick-Step) 03h 52′ 50 B:10 2. Biniam Girmay (NSN Cycling Team) 03h 52′ 50 B:6 3. Olav Kooij (Decathlon CMA CGM Team) 03h 52′ 50 B:4 4. Jasper Philipsen (Alpecin-Premier Tech) 03h 52′ 50” 5.
Pavel Bittner (Team Picnic Postnl) 03h 52′ 50 6. Rick Pluimers (Tudor Pro Cycling Team) 03h 52′ 50 7. Pascal Ackermann (Team Jayco Alula) 03h 52′ 50 8. Clement Russo (Groupama-FDJ United) 03h 52′ 50 9. Max Kanter (XDS Astana Team) 03h 52′ 50 10. Milan Fretin (Cofidis) 03h 52′ 50 Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 28h 49′ 07 2.
Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 02′ 42 3. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 03′ 27 4. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 03′ 30 5. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 03′ 34 6. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 03′ 55 7. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 04′ 00 8. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 04′ 21 9.
Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 04′ 57” 10. Mathias Vacek (LIDL-TREK) + 00h 07′ 10”
