Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 44-të, qytetarët

0%

Protesta qytetare kundër qeverisë shqiptare ka vijuar edhe këtë të hënë, duke hyrë në ditën e 44-të të mobilizimit para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Qindra qytetarë janë mbledhur në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ku kanë shprehur kundërshtimin ndaj politikave të qeverisë dhe projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Protestuesit kanë bërë të ditur se nuk do ta ndërpresin tubimin derisa kërkesat e tyre të adresohen. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike me mandat të përkohshëm dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

Në mesin e kërkesave janë edhe ndryshimet kushtetuese dhe reforma në sistemin zgjedhor, përfshirë rishikimin e Kodit Zgjedhor, financimin e partive politike dhe kufizimin e mandateve të kryeministrit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com