Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është përmendur si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë. Sipas raportimeve të mediave, Federata Italiane e Futbollit e sheh strategun spanjoll si njeriun e duhur për të udhëhequr një proces të ri rindërtimi të “Azzurrëve” dhe për ta rikthyer ekipin në elitën e futbollit botëror.
Megjithatë, paga e lartë e Guardiolës mbetet pengesa më e madhe për arritjen e një marrëveshjeje. Pavarësisht kësaj, në Itali besohet se sfida për të ringritur kombëtaren mund të jetë një motiv i fortë që do ta bindte trajnerin spanjoll të pranonte këtë detyrë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
