Mbi 1 mijë e 700 gjoba dhe 48 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

0%

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali. Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1 mijë e 738 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur në raportin policor, 27 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 20 aksidente me dëme materiale, ndërsa një me fatalitet. Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 18 persona, ndërsa 9 persona janë dërguar në mbajtje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com