Protesta në shesh

0%

Në Tiranë seç mblidhet kuvendi, jo në sallë, por në shesh te vendi. Me flamuj, zurna, daulle e pipëza, shtetin për bishti e ka kapur kriza. Në rrugë vlon protesta demokratike, me megafon e fjalë oratorike… Sepse në Ballkan kjo është modë: kur s’flet kutia, fituesi s’duket dot.

Deri dje me afsh kundër “doktorit”, sot i njëjti stil kundër “piktorit”; e nesër s’dihet kush në qeveri, do ta ndjekë pas e njëjta histori. Shqiptarët kundër shqiptarëve prapë, një hije e rëndë na ndjek në çdo hap. Në Shqipëri “Flamingo revolucioni”, kurse në Kosovë s’arrihet koalicioni!

Demokracia s’matet me mllef e zëra, as me protesta me ditë e javë të tëra; Prishet imazhi mes shkopit e karotës, me zhurmën e turmës në sytë e botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot