Ndeshja Paraguai – Franca, alarmuese për dy gjëra

0%

Shpërndaje në: Debati i pushimit për freskim do të justifikohet në ndeshjen në Filadelfia ndërmjet Paraguait dhe Francës, që luhet të shtunën nga ora , sipas kohës në Kosovë. Është ndeshje e 1/8 së finales të Kupës së Botës. Priten temperatura ekstreme.

Është lajmëruar që temperatura në momentin që nis ndeshja do të jetë 40 gradë Celsius dhe ajo do të vazhdojë deri në përfundim të ballafaqimit. Për më shumë ka mundësi edhe të stuhive të mëdha në këtë qytet, gjatë ndeshjes. Gjendja alarmuese ka shqetësuar FIFA-n. Ndeshja luhet në stadium të hapur dhe ka gjasa të shtyhet. Francës iu shty ndeshja me Irakun për dy orë e 10 minuta.

Përzgjedhësi Didier Deschamps ka vendosur që stërvitjet t’i kryejë në temperatura 36 gradë Celsius dhe me lagështi prej 54 për qind. “Marca” ka shkruar se lojtarë si Kylian Mbappe kanë shfaqur shenja të vuajtjeve nga nxehtësia në fushën “Bentley University”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha