Princi Leka publikon fotografinë e parë familjare me Princeshën

0%

Princi Leka ka ndarë me publikun fotografinë e parë pas lindjes së djalit të tij, Princ Aleksandrit. Në imazhin bardhezi, të publikuar në rrjetet sociale, shihet Princesha Blerta duke mbajtur në krahë të porsalindurin, ndërsa Princi Leka i mban dorën bashkëshortes, duke përcjellë një moment të ngrohtë familjar.

Krahas fotografisë, u publikua edhe njoftimi zyrtar për ardhjen në jetë të Princ Aleksandrit: Njoftim Zyrtar Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta.

Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën më Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g. Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme. Oborri Mbretëror Shqiptar.

Burimi: Telegrafi