Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Gazeta “Bota sot” është pjesë e jetës së popullit tonë

0%

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke vlerësuar lart kontributin e saj për më shumë se tre dekada në të gjitha sferat e jetës. Ademi tha se “Bota sot” është sikur një shkollë e gazetarisë, ku kanë dalur shumë gjenerata të spikatura të gazetarisë.

“Gazeta ‘Bota sot’ që nga fillimi i saj, tash më 31 vjetori, do të thotë është dëshmuar kohëzgjatja e saj si gazetë, në rritje gjithmonë, si media sigurisht që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për informim dhe promovimin e vendit dhe të gjitha drejtimet jo vetëm në sport.

Prandaj, si e tillë, gjithmonë ka pas vlerësime të drejta për njerëz të cilët kanë punuar por gjithsesi dhe për kritika të drejta dhe të arsyeshme, shpesh herë më sinqeritetin dhe me profesionalizmin e kësaj media ka ndikuar shumë në rrjedhat e jetës në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sigurisht ka qenë edhe një pikë referimi i njerëzve të botave të ndryshme kur është shkruar për diçka dhe kur është informuar për diçka, domethënë gjithmonë ka qenë si pikë referimi dhe e kanë marrë si të mirëqenë ashtu siç ka shkruar për shkak të seriozitetit dhe për shkak të profesionalizmit të kësaj media, e cila padyshim është pjesë e jetës së popullit tonë.

Sigurisht, edhe jo vetëm në sport por edhe në jetën e përditshme për të gjithë njerëzit të cilët e kanë dëshirën për t’u informuar drejt. Prandaj, kjo media, ekzistenca e saj nuk është vu në rrezik asnjëherë për shkak të lexueshmërisë, për shkak të drejtës dhe të profesionalizmit që ka kjo media.

Uroj përvjetorin, uroj dhe shpresoj të jetë po kështu e drejt, po kështu profesionale dhe të rritet edhe më shumë dhe të nxjerr edhe kuadro të gazetarisë, sepse, realisht nga ky medium kanë shkuar edhe shumë gazetarë në mediume të tjera, mos të them se ka ndikuar edhe si shkollë e gazetarisë por edhe si një kurs mund të them lirisht i mirëqenë i gazetarisë për gazetarë të rinj, për të cilët dojnë me u marrë më këtë zeje.

Kjo e bën këtë gazetë prej mediave më të rëndësishme të vendin tonë”, ka shpreh fjalë miradije Ademi.

Burimi: Bota Sot