Portieri i Spanjës fikson minutazhin e ri të pathyeshmërisë

0%

Do të vinte më në fund ky moment. Sado që të vonojë, një portier do ta pësojë golin, por rëndësi ka sesa kohë e mban portën të paprekur. Gardiani i Spanjës, Unai Simon, ia doli në këtë Botëror të vendosë një rekord të ri të këtyre finaleve, dhe po flasim për të gjitha kohët.

Numri 1 iberik nuk pranoi gol për plot 650 minuta, që nga fillimi i Kupës së Botës, e deri në minutën e 41-të të ndeshjes ndaj Belgjikës, në çerekfinale, kur realizoi De Ketelere.

Unai Simon ia doli të ishte I pathyer në ndeshjet ndaj Kepit të Gjelbër, Arabisë Saudite dhe Uruguajit në grup, kundër Austrisë dhe Portugalisë në raundet me eliminim direkt, si dhe 41 minuta në çerekfinalen përballë “Djajve të Kuq”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një arritje vërtet për të mos u harruar, së cilës I duhen shtuar koha në Botërorin e kaluar në Katar, me mbi 40 minuta kundër Japonisë dhe mbi 120 minuta ndaj Marokut. Rekordi I mëparshëm I pathyeshmërisë së një gardiani në kupat e botës I përkiste Valter Zengës së Italisë me 517 minuta radhazi, pra u thye me plot 133 minuta.

Jo më kot, Unai Simon është portieri që ka mbrojtur portën e Spanjës edhe në Europianin e kaluar në Gjermani në 2024 kur u fitua titulli kontinental. Të shohim nëse klasi I tij do të mjaftojë për të ndalur edhe yjet e Francës si Mbape, Dembele, Olize, Due apo Barkola.

Burimi: Bota Sot