Policia shqiptare shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

0%

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar pas një operacioni të kërkim-shpëtimit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në afërsi të Tiranës. Sipas autoriteteve, ndërhyrja u bë pasi njëra prej turisteve pësoi lëndim në këmbë pas një rrëzimi, duke mbetur e bllokuar në terrenin e vështirë.

Në operacion u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Policia Alpine, të cilat arritën t’i lokalizojnë dhe t’i nxjerrin të dyja turistet në një zonë të sigurt. Turistja e lënduar mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor, ndërsa shoqëruesja e saj nuk ka pësuar lëndime.

Policia e Shtetit apeloi që qytetarët dhe turistët të telefonojnë numrin emergjent 112 në çdo situatë që kërkon ndërhyrje urgjente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot