Komuna e Fushë Kosovës ka intensifikuar kontrollet në terren për të luftuar veprimtarinë e taksive ilegale, duke ndërmarrë masa ndaj operatorëve që nuk veprojnë në përputhje me ligjin. Sipas njoftimit zyrtar, inspektorët e komunikacionit kanë zhvilluar kontrolle të rregullta, gjatë të cilave janë konstatuar shkelje të ndryshme.
Si rezultat, janë shqiptuar vërejtje dhe gjoba në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim garantimin e një transporti të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm, si dhe mbrojtjen e konkurrencës së ndershme për operatorët që respektojnë rregullat.
Komuna ka theksuar se luftimi i transportit ilegal mbetet një nga prioritetet kryesore për ruajtjen e rendit dhe ligjshmërisë në sektorin e transportit publik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
