Policia po heton tre raste të personave të zhdukur në Prishtinë,

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të personave të zhdukur, të raportuara gjatë 3 korrikut 2026, në Prishtinë, Istog dhe Gjakovë. Për të gjitha rastet janë iniciuar hetime me qëllim të gjetjes së personave të raportuar si të zhdukur. Rasti i parë është raportuar në rrugën “Arsim Luzha” në Prishtinë.

Një qytetar ka njoftuar policinë se babai i tij është larguar nga shtëpia më 2 korrik, rreth orës , dhe që nga ajo kohë familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Një rast tjetër është raportuar në Istog. Një grua ka bërë të ditur se vëllai i saj është larguar nga shtëpia që më dhe familja ende nuk ka arritur të marrë informacione për vendndodhjen e tij.

Ndërkohë, në Gjakovë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, një nënë ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia më 1 korrik, rreth orës , dhe nuk dihet se ku ndodhet. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të tria rastet janë duke u trajtuar dhe mbeten nën hetime, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për lokalizimin e personave të zhdukur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi